• 042 202 774
  • info@realinvest.al

Blog

PER SA KOHE BLIHET NJE SHTEPI? SHQIPERI-VENDE TE TJERA
Sipas të dhënave që bëhen të ditura nga Numbeo, Tirana ka banesat nga më të shtrenjta në
Evropë dhe botë. Duhet mbajtur nen vemendje qe shtrenjtesia I referohet kostos se jeteses dhe
te ardhurave. Numbeo ka ka marre ne studim 267 qytete duke bërë renditjen sipas raportit të
çmimit mbi të ardhurat. Ky raport është treguesi mjaft I besueshem per te arritur vleresimet.

Një banesë në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, dhe duke pasur parasysh të ardhurat e
ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në
Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firencë, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj, shkruan
‘monitor’.

Sipas këtij indeksi në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë,
ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në
Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

Edhe në krahasim me 5 vjet më parë, duhet shumë më tepër kohë për të blerë një apartament
në kryeqytetin shqiptar. Sipas të njëjtës renditje të Numbeo në vitin 2012, kur raportohen për
herë të parë të dhënat për kryeqytetin shqiptar, Tirana renditej në vendin e 104 dhe duheshin
12.5 vite për t’u bërë pronar i një banese.

Rritja e çmimeve të shtëpive me ritme shumë më të shpejta sesa e të ardhurave ka bërë që të
bëhet gjithnjë e më e vështirë të blesh një apartament (në krahasim me 10 vjet më parë çmimet
janë dyfishuar).

Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen më shumë se 22 vite për t’u bërë pronar shtëpie.
Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është
Sarajeva, me 13.3 vite. Në Shkup ky tregues është 15.1. Në Athinë, ku çmimet kanë rënë
ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen rreth 10 vjet për të blerë një
shtëpi.

Në Evropë, më të shtrenjtë sesa Tirana janë vetëm tre qytete: Roma, Beogradi, Londra. Më i
shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 24 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Hong Kongu, ky do të duhej gati
gjysma e jetës (38 vjet) për t’u bërë pronar.