Blog

A do rriten çmimet e apartamenteve në 2019?

A do rriten çmimet e apartamenteve në 2019?

Kërkesa për banesa me kosto të lirë dhe mesatare në periferi do të jetë në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit, duke shtuar se ka një trend rritës për banesa që kalojnë edhe të 900 eurot.

Kërkesa për banesa me kosto të lirë dhe mesatare në
periferi do të jetë në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit, duke shtuar se ka një
trend rritës për banesa që kalojnë edhe të 900 eurot. Cmimet pritet të rriten më tej
për 2019 me rreth 100 euro për metër katror. Të gjitha objektet që do të ndërtohen
ne vijim do të paguajnë taksë infrastrukture 8% në bazë të vlerës së shitjes së tyre.
Kjo vlere padyshim do te reflektohet ne cmimin e shitjes se baneses. Pergjithesisht
ndertuesit kreditohen nga bankat prandaj kostoja reale e tyre per taksen e
invrastuktures eshte me shume se 8% duke pasur ne vemendje qe paguhet si
parapagim. Ata do ta reflektojne ate ne cmim se bashku me interestat e kredive.
Nga ana tjeter ndryshimi ne cilesine e ndertimit ben qe çmimet do të jenë në varësi
të ndërtimit, çka nënkupton vendin dhe cilësinë e objektit. Ne qendër dhe brenda
zonës së Unazës së Madhe, çmimet do të jenë në rritje sepse kerkohet ndertim I
cilesise se larte per te marre lejen.
Nga ana tjeter
Ndryshe nga ndërtuesit, këtë vit agjencitë e pasurive të paluajtshme parashikojnë
stabilitet. Në 2018-n do të aplikohet edhe taksa mbi pronën, e cila ndryshon në
objektet për banim dhe ato për biznes. Sipas aktorëve të tregut, kjo taksë e re nuk do
të transferohet në çmim, por të mbahet nga pronarët.
Vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve u rritën në muajt e parë të vitit me rreth
10% në zonën brenda unazës, duke reflektuar kërkesën e shtuar, teksa u rrit
dukshëm blerja e apartamenteve në cash. Në gjysmën e dytë tregu u stabilizua, pas
shtimit të ofertës si rrjedhojë e rigjallërimit të ndërtimeve, duke shënuar rënie të
lehtë në zonën e qendrës. Por, në periferi apartamentet u shtrenjtuan me 50-100
euro për metër katror, duke arritur në 450-600 euro për metër katror si rrjedhojë e
rritjes së kostos së ndërtimeve.
Në zonën përreth unazës, çmimet luhaten nga 800-900 euro, deri në rreth 3000
euro, afër TVSH-së, që është dhe zona më e shtrenjtë në kryeqytet.
Tregu pozitiv
Viti që po lemë pas ishte pozitiv për sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, ku
peshën kryesore e mbajtën segmentet e shitblerjes dhe qiraja. Ecuria pozitive gjatë
konfirmohet si nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, ashtu edhe prej ndërtuesve
që operojnë në këtë sektor.
Zhbllokimi i lejeve të ndërtimit në kryeqytet rriti ofertën cilësore në zonë e Tiranës
historike (njësitë administrative pranë qendrës).

Aktualisht ka shumë lëvizje të familjeve, zgjerim, të rinj që kërkojnë shtëpinë e parë.
Ka hyrë koncepti perëndimor i shtëpisë së parë dhe të dytë, ku në të dytën
investohet edhe më shumë. Më parë të rinjtë merrnin një apartament të vogël, tani
kërkojnë zgjerim pasi janë bërë me fëmijë. “duket një nivel dinamik i kërkesës gjatë
2018-s”,