Blog

Keni prona per te shitur? Si te shmangni taksat? Si te rivlerësoj pronen time - lista e dok! Afat deri në 30 shtator

Keni prona per te shitur? Si te shmangni taksat? Si te rivlerësoj pronen time - lista e dok! Afat deri në 30 shtator

Nese keni vendosur te shisni pronen tuaj mund te evitoni taksat qe duhet te paguani per shitjen prones. Ajo qe duhet te beni eshte te rivlersoni pronen tuaj!

Cfare do te thote e gjitha kjo?

Nese duhet te shisni apartamentin tuaj ose prone tjeter, ju duhet te paguani taksa. Taksat e pronave ne republiken e Shqiperise jane 15% si per shitjen e prones ashtu edhe per qerate. Ne rastin e shitjes se prones taksa 15% paguhet mbi diferencen e = vleres se shitjes - vleren e blerjes. Pra ne rast se keni blere nje shtepi 50 000 euro dhe e shisni 100 000 euro taksen 15% duhet ta paguaj mbi 50 000 euro qe eshte diferenca e cmimit te shitjes dhe blerjes. Pra taksat qe duhet te paguani jane 7500 euro.

Cfare eshte rivleresimi dhe cfare perfitoj?

Rivlersimi eshte nje mundesi per te rritur vleren e prones(cmimin e blerjes) ne vleren qe ne deshirojme.Kjo do te thote qe nuk do te njihet me cmimi i vjeter i blerjes per te llogaritur taksat, por cmimi i ri. Pra nese kam blere nje shtepi ne vleren 50 000 euro dhe mendoj qe pronen mund ta shes me 100 000 euro, atehere per te evituar qe te paguaj taksat duhet te rivleresoj pronen ne shumen 100 000  euro, pra ti shtoj 50 000 euro cmimit te blerjes.Ajo qe perfitoj eshte qe nuk duhet te paguaj asnje takse sepse diferenca e cmimi te shitjes dhe cmimit te ri te blerjes pasi e kemi rivleresuar eshte 0. Cfare duhet te paguaj eshte 3% mbi vleren qe i shtoj shtepise. Kostoja e rivleresimit ne kete rast eshte 1500 Euro.

Perpara rivlersimit do te detyrohesha te paguaja 7500 euro, duke rivleresuar pronen me 1500 euro nuk paguaj asgje. Pra ne total do te kursej 6000 Euro.

Si mund te gjej se sa eshte vlera e tregut e prones sime?

Realinvest menaxhon pjesen me te madhe te pronave ne Tirane dhe ekspertet tane njohin shume mire zonat dhe cmimet e tregut. Ne mund tju ndihmojme pa asnje pagese per te vendosur vleren e duhur te tregut te prones suaj. Nese ju duhen me shume informacione klikoni ketu ose na kontaktoni ne info@realinvest.al. Per te krijuar nje ide mbi cmimet e tregut klikoni ketu.

Ligji hyri ne fuqi ne janar dhe do te zgjase deri ne datën 30 Shtator 2020.  Kliko ketu per te pare ligjin ne fletoren zyrtare.

Per vleren qe do ti shtohet cmimit te blerjes do te paguhet 3% te shumes ne forme takse.

Aplikimi behet tek hipoteka prane. ADISA, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike.

Nevojiten dokumentat e meposhteme per te aplikuar:

1. Fotokopje  dokumenti  identifikimi
2. Kopje e dokumentit të pronësisë

3.Prokurë në rast se aplikimi kryhet nga personi i autorizuar
4. Mandat-pagesë e tarifës së shërbimit dhe e tatimit
5. Akt vlerësimi i pasurisë së paluajtshme
6. Fotokopje e licencës së vlerësuesit të pasurisë ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar.
7. Akti origjinal; i vlerësimit të pasurisë nënshkruar dhe vulosur nga eksperti ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar).

Shërbimi i aplikimit tek ADISA kushton 850 lekë.

Pervec vleres se sherbimit do te paguhet edhe tatimi 3% si shpjegohet me siper

Per cdo pyetje apo paqartesi mund te na kontaktoni ne linkun me poshte:

https://realinvest.al/page/na-kontaktoni.html